Antarët

Pseudonimi
Fjalkalimi
Më mbaj mend

Artikujt e fundit

Radio Radio Produksjon i ri komik nga AlbDigital

Publikuar: Feb 28, 2010 nga admin në kategorin: HUMOR-SHQIP

Radio “Radio” është historia,  të qeshurat,  dashuritë,  dështimet dhe ambicjet e dhjetë personazheve të ndryshëm që shorti i jetës i ka bërë të punojnë bashkë te radio “Radio”.  Ndonjëherë miq,  ndonjëherë konkurentë, herë duken në sherr por jo rrallë duke zgjidhur hallet e njëri tjetrit,  karakteret e Radio “Radios” kanë një shqetësim të përbashkët: si ta shpëtojnë Radion dhe veten e tyre nga falimentimi.  Zgjidhjet e tyre janë nga më origjinalet e ndër më komiket. Jeta e tyre private,  dëshira për tu bërë persona publikë, frika e ngeljes pa rrogë në fund të muajit, dhe talenti për ti futur hundët në punët e kujdo,  e bën Radio “Radio” vendin më gazmor,  dhe personazhet e saj njerëzit më të cilët nuk ndaheni dot. 

25 episodet e “Radio Radio” do ju bëjnë miq me Bimin (Salsano Rrapi),  Fridën (Ervina Kotolloshi), Endrin (Gent Bejko), Llonin (Besart Kallaku),  Anin (Xheni Hallulli), Olsin (Erion Hinaj), Irmën (Andia Xhunga), Sensilinon (Artion Vreto), Marjon (Besmir Bitraku),  Renaton (Enkel Gurakuqi).

“Radio Radio” është një sitcom (situation comedy) i ndërtuar sipas një formati klasik, të njohur për publikun shqiptar përmes sitcom-eve të tillë si “Friends”, “Seinfeld”, “Two Man and a Half”, “Will and Grace”, etj.

“Radio Radio” është bashkëpunim i një stafi krijues me më shumë se dhjetë vjet experiencë në mediat shqiptare dhe i një stafit teknik amerikan.


“Komuna e Parisit”, serial i ri në Top Channel

Publikuar: Dec 9, 2009 nga admin në kategorin: TELENOVELA
“Komuna e Parisit”, serial i ri në Top Channel
Altin Basha: Telenovela, një copëz jetë nga Tirana

Nga Express  më 27.08.2009 në ora 12:10
Prej muajsh një staf profesionistësh ka nisur punën. Për herë të parë "Top Channel" tenton të realizojë një serial televiziv tërësisht shqiptar. Një telenovelë që e vendos ngjarjen në një lagje të Tiranës, në të cilën një grup të rinjsh ndërtojnë e jetojnë të përditshmen e tyre, në një kapërthim karakteresh, por edhe problemesh sociale. Skenari i Erand Sojlit sjell kështu një të vërtetë shqiptare, që për herë të parë do të realizohet në formatin "sitcom".

Titullohet "Komuna e Parisit". Gjashtë të rinj, tri vajza dhe tre djem, të cilët studiojnë, por edhe punojnë njëkohësisht, jetojnë në apartamente me qira në të njëjtin pallat. E gjithë historia, mbi bazën e së cilës janë ndërtuar 20 seri, vërtitet rreth marrëdhënies së tyre të përditshme, nevojat sociale dhe problemet që rrjedhin nga marrëdhëniet mes tyre, por edhe më gjerë me komunitetin ku jetojnë.

"‘Top Channel‘ për herë të parë tenton një realizim të tillë, që i ka të gjitha elementet e duhura për një format televiziv, por edhe kinematografik: dramaturgjinë, një subjekt rinor, interpretimin, aktorët dhe të gjitha elementet e tjera të imazhit, për të krijuar një lloj produkti, i cili do të dalë shpejt në transmetim e do të krijojë audiencën e tij", shprehet Dritan Huqi, drejtor i prodhimit.

Në këtë serial, ku nuk do të mungojnë edhe fenomenet sociale që ndeshen shpesh në komunitete të tilla ku ndërthuren mentalitete e karaktere të ndryshme, nuk do të mungojnë as situata komike. Por drejtori i prodhimit, Huqi, duke dashur të shmangë keqkuptimet, saktëson se nuk bëhet fjalë për një komedi, por për një format rinor, për realizimin e të cilit është investuar shumë.

"Këto janë produkte që televizionet e mëdha të botës i prodhojnë, ndërsa në të tjerë blihet. Me parametrat që "Top Channel" ka aktualisht, i mungonte prodhimi i një formati të tillë. Ndërsa audienca dhe suksesi i të gjitha produkteve që ky televizion ka arritur në transmetimet e mëparshme, është garancia e parë se edhe ky realizim i ri do të pritet mirë", thekson Huqi. Aktorët e zgjedhur për interpretim janë të rinj, disa të sapodiplomuar.

Ndërkohë që në pjesën më të madhe të tyre, xhirimet po realizohen në studiot e "Top Channel", të përshtatura posaçërisht për këtë serial, me skenografi të Mikael Dritës. Kostumet janë realizuar nga Iliriana Basha, drejtor i fotografisë është Valter Qarri dhe regjisor televiziv Elton Papuçiu. I gjithë ky staf njerëzish për një kohë relativisht të gjatë, rreth 4 muaj, janë në punë e sipër që të përmbledhin gjithë vizionin që përcjell skenari në një telenovelë argëtuese dhe tërheqëse për publikun. Në realizim e sipër është seria e 12-të.

Në divanin e kuzhinës, djali dhe vajza po përjetojnë një intimitet të heshtur. Ai me sytë e ngulur në një film që e sheh në laptop, ndërsa ajo, paksa lozonjare, kërkon të fitojë vëmendjen e tij. Duhet vetëm një çast që djali të shpërthejë në një pasion dashurie, ndërsa vajza tërhiqet, me një shprehje të trembur. Ajo është e virgjër. Në këtë komunikim të mbushur me batuta, por edhe situata komike, regjisori Altin Basha kalon nga një dubël në tjetrën. Ashtu si edhe në realizime të tjera, ky do të jetë në parametra të lartë teknikë.

"Xhirimet janë të vendosura në studiot e ‘Top Channel‘ dhe po punohet me teknologjinë më të lartë. Për këtë televizion, cilësia është një gjë e padiskutueshme. Flasim jo vetëm për cilësi në teknologji, por në të gjitha raportet njerëzore, nivelin e produksionit, me trajtimin dhe kushtet e realizimit. Gjithçka fillon dhe diskutohet mbi nivelin e cilësisë maksimale, flitet për elemente që shkojnë në përsosje", shprehet drejtori i prodhimit, Dritan Huqi.

Me ritmin që po punohet për xhirimet pritet që të mbarojnë nga gjysma e muajit shtator. Ndërkohë që mendohet se në tetor mund të jetë gati për transmetim. Për gjithë stafin kjo është prova e parë për realizimin e një formati të tillë televiziv, i cili me shumë gjasa do të vazhdojë me seri të tjera në të ardhmen.

"Ky projekt është ende në fazën eksperimentale, sepse po prodhohen vetëm 20 seri. Me nisjen e transmetimit, duke parë edhe pritshmërinë e publikut ndaj këtij formati të ri që ‘Top Channel‘ u propozon, mendoj se do të krijohet gjithë infrastruktura e nevojshme që ky serial televiziv të vazhdojë e të krijojë një audiencë të tijën të përhershme", thekson Huqi. Puna e bërë deri më tani siguron se publikut shumë shpejt do t‘i ofrohet një serial tërësisht televiziv shqiptar, i realizuar në parametrat më të lartë të teknologjisë.

- Shqip

Kinematografia ne Shqiperi !

Publikuar: Dec 9, 2009 nga admin në kategorin: KINEMATOGRAFIA
Kinematografia ne Shqiperi u zhvillua mbas vitit \'45, nderkohe qe si shfaqje e pare filmike njihet ajo e piktorit Kol Idromenos ne vitin 1912. Filmi me i vjeter me teme shqiptare i xhiruar nga te huajt, eshte \"Albania ribelle\", xhiruar nga shoqeria italiane \"Cines\" e Torinos, ne vitin 1909. Ne vitin 1946 u ngrit ndermarrja e pare kinematografike shqiptare. Gjate viteve \'70- \'80-\'90 prodhimi kinematografik shqiptar numuronte ne vit, 14 filma artistike, 40 dokumentare dhe kronikale, 16 filma vizatimore te teknikave te ndryshme. Pas viteve \'90, prodhimi i filmit shqiptar ka shenuar renie te ndjeshme.

\"Tana\", eshte film i pare artistik shqiptar me metrazh te gjate. Prodhim i Kinostudios \"Shqiperia e re\", realizuar ne vitin \'1958. Subjekti i filmit, me teme nga jeta shoqerore e fshatit dhe eshte me skenar te Fatmir Gjates, mbeshtetur ne novelen e tij me te njejtin titull. Regjisor eshte Kristaq Dhamo.

\"Qeshim se nuk qajme dot\" eshte filmi i pare artistik me metrazh te shkurter, me regjisor, Viktor Stratoberdha, me skenar te Dionis Bubanit. U shfaq per here te pare pas 43 vjetesh, ne vitin 1999, per shkak se regjisori Stratoberdha u denua nga regjimi komunist. Viktor Stratoberdha u lind ne qytetin e Korces ne vitin 1925.\"Beni ecen vete\". Film artistik per femije me regjisore Xhanfise Keko (Artiste e Popullit), prodhim i vitit 1975. Ka fituar cmimin e posacem ne festivalin per femije te Salernos ne Itali ne vitin 1979.

\"Zana dhe Miri\", eshte filmi i pare vizatimor i prodhuar ne vitin 1975. Me pas filloi prodhimi i filmave me tekniken e vizatimit dhe me vone i filmave me tekniken e kombinuar me sende reale. fonti zeriyt.com

Faqja 1 nga 1