Kinematografia ne Shqiperi u zhvillua mbas vitit \'45, nderkohe qe si
shfaqje e pare filmike njihet ajo e piktorit Kol Idromenos ne vitin
1912. Filmi me i vjeter me teme shqiptare i xhiruar nga te huajt, eshte
\"Albania ribelle\", xhiruar nga shoqeria italiane \"Cines\" e Torinos, ne
vitin 1909. Ne vitin 1946 u ngrit ndermarrja e pare kinematografike
shqiptare. Gjate viteve \'70- \'80-\'90 prodhimi kinematografik shqiptar
numuronte ne vit, 14 filma artistike, 40 dokumentare dhe kronikale, 16
filma vizatimore te teknikave te ndryshme. Pas viteve \'90, prodhimi i
filmit shqiptar ka shenuar renie te ndjeshme.
\"Tana\", eshte film
i pare artistik shqiptar me metrazh te gjate. Prodhim i Kinostudios
\"Shqiperia e re\", realizuar ne vitin \'1958. Subjekti i filmit, me teme
nga jeta shoqerore e fshatit dhe eshte me skenar te Fatmir Gjates,
mbeshtetur ne novelen e tij me te njejtin titull. Regjisor eshte
Kristaq Dhamo.
\"Qeshim se nuk qajme dot\" eshte filmi i pare
artistik me metrazh te shkurter, me regjisor, Viktor Stratoberdha, me
skenar te Dionis Bubanit. U shfaq per here te pare pas 43 vjetesh, ne
vitin 1999, per shkak se regjisori Stratoberdha u denua nga regjimi
komunist. Viktor Stratoberdha u lind ne qytetin e Korces ne vitin
1925.\"Beni ecen vete\". Film artistik per femije me regjisore Xhanfise
Keko (Artiste e Popullit), prodhim i vitit 1975. Ka fituar cmimin e
posacem ne festivalin per femije te Salernos ne Itali ne vitin 1979.
\"Zana
dhe Miri\", eshte filmi i pare vizatimor i prodhuar ne vitin 1975. Me
pas filloi prodhimi i filmave me tekniken e vizatimit dhe me vone i
filmave me tekniken e kombinuar me sende reale. fonti zeriyt.com